The Economist: Shqipëria, përmirësim në indeksin për Demokracinë

285

“Inteligence Unit”, rrjeti i publikimeve i revistës së njohur “The Economist” ka publikuar Indeksin e Demokracisë për vitin 2017.

Shqipëria renditet në vendin e 77, mes shteteve me regjim hibrid, por përmendet nga raporti që ka shënuar përmirësim të dukshëm në vitin 2017 në vlerësim, së bashku me Maqedoninë. Shqipëria u vlerësua me 5.98 pikë në renditjen e 2017-s, (ku 10 tregon demokraci të plotë dhe 0 që mungon), nga 5.91 pikë në vitin e mëparshëm, duke shënuar dhe notën më të lartë që nga viti 2006 kur raportohen të dhënat.

Shqipëria ka renditjen e dytë më të mirë në rajon, pas Serbisë (66), ndërsa lë pas Malin e Zi (83), Maqedoninë (88), Bosnjën (101). Serbia është e vetmja nga Ballkani Perëndimor që renditet ne listën e vendeve me demokraci në lulëzim.

Pikët më të larta, Shqipëria i merr në treguesin e lirive civile, me 76.5, e ndjekur nga procesi elektoral dhe pluralizimi me 7 pikë, pjesëmarrja politike (5.56), kultura politike (5). Renditjen më të ulët Shqipëria e merr në treguesin e funksionimit të qeverisjes, me 4.71.

Raporti mat edhe lirinë e shprehjes, ku Shqipëria renditen në vendin e 47 në botë, me statusin pjesërisht e lirë. Serbia përmendet si një vend që ka përkeqësuar lirën e shprehjes në vitin 2017. Për shembull, thekson raporti, qeveritë e njëpasnjëshme në Serbi kanë kërkuar të ndikojnë mbulimin e lajmeve duke ushtruar ndikim politik mbi transmetuesit publikë dhe duke mbështetur disa media private të tilla si TV Pink që mbajnë një vijë më pak kritike antiqeveritare.

Burimi: Revista Monitor