Edhe Amerika Latine me central për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli

90

Mijëra pasqyra gjigante janë vendosur në mes të shkretëtirës së Atakamës në Kili. Ky është centrali i parë që do të prodhojë energji elektrike nga dielli në Amerikën Latine.

Mes mijëra pasqyrave ka një kullë 250 metra të lartë që mbledh nxehtësinë dhe e përpunon.

Teknologjia e sistemit me kulla diellore është përdorur për herë të parë në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Centrali i parë në Europë që punon me këtë teknologji është ndërtuar në Spanjë. Por të tillë ka në Arabinë Saudite, Kinë dhe Afrikë.

Centrali amerikanolatin parashikon që të sigurojë 100% energji të pastër deri në vitin 2040.