Edhe kulinaria shqiptare po afirmohet

827

Lonely Planet pasi ka promovuar bukuritë e Shqipërisë, ka  vendosur t’i kushtojë rëndësi edhe kulinarisë. Fundja nuk mund të preceptohet që një vend sado i bukur të jetë, të vizitohet vetëm për shkak të bukurive natyrore, kur një rëndësi për turizmin kanë edhe ushqimet apo gatimet tradicionale. Dhe në këtë pikë persëri Shqipëria ka me çfarë të mburret.

Artikulli në Lonely Planet nis me përshkrimin e relievit gjeografik, historin dhe pastaj vazhdon me fokusin e saj në këtë artikull, guzhinen shqiptare.

Me gati 500 km vijë bregdetare dhe ngjitur me vijën bregdetare male të thepisura, shekuj të pushtimit osman dhe një periudhe e shkurtër por ndikuese pushtimi italian, Shqipëria- dhe në të vërtetë kuzhina e saj – është një përzierje e ndikimeve të vjetra dhe të reja të botës. Ndërsa do të ishte e pamundur të kurorëzojë ndonjë rajon si  mbret kuzhinës, një revolucion i kohëve të fundit në slow-food ka lëvizur prej Lezhës paqësore drejt Tiranës se ‘çmendur’, duke e bërë këtë zone prej 80 km shtrirje si zonen me vendet me te mira te ku mund te gjeni ushqime tradicionale- shkruan Lonely Planet.

mullixhiu-albania-44a061ca8299 mrizi-i-zanave-albania-a672895a02d3

Në këtë artikull bëhet një ‘plan vendosje’ e të gjitha restoranteve me gatime tradicionale. Kjo zone me shtrirje rreth 80 km ka si kryeqendër Lezhën. Cilësohen si pionerë të Slow-Food_it, tashme të njohur ndërkombtarisht, Mrizi i Zanave, Rapsodia dhe Mullixhiu. Pastaj vijon me Agroturizmin në periferitë e Tiranës tek Ferma Uka  e deri tek Nari në Lundër. Gjithashtu në këtë segment nuk lihet pa përmendur dhe gatimi i peshkut ne Lagunën e Patokut.

uka-farm-albania-b7d23e497d7apatok-albania-3e457dc41943

Artikulli mbyllet me thirrjen ndaj turistëve për ta vizituar Shqipërinë duke ju dhënë dhe shpjegime specifike, si fluturimi për në Tiranë, çmimet e lëvizjes brenda Tiranës me taksi, si dhe restorantet që mund të vizitohen brenda ditës.

ballkoni-dajtit-albania-68c21589d4a6nari-lunder-albania-8ceaac75704e

Kjo vëmëndje e portaleve ndërkombëtare na bën të besojmë se turizmi shqiptarë është në rrugën e duhur.