Edhe robotët në shkollë

59

Robotët shkojnë në shkollë që të mësojnë sjelljet e mira për të punuar me njeriun. Një program i ri të të mësuarit, i frymëzuar nga shitësit në markete dhe menaxherët e lokaleve, i mëson makinave se si të tërheqin vëmendjen e kalimtarëve pa i bezdisur.

Ky program që është krijuar nga kompania japoneze NTT dhe është publikuar në platformën në internet “ArXiv”, që grumbulloj artikuj ende të pa redaktuar shkencërisht, i mundëson robotëve të vëzhgojnë marrëdhëniet mes personave nëpërmjet sensorëve dhe më pas të zgjedhin qasjen më të mirë sipas rrethanave.

Gjithnjë e më shumë kompani po fillojnë të testojnë efektshmërinë e makinave në pozicionet në kontakt me klientët, si recepsioni, guidat dhe shitja, ku është thelbësore që të mos trembin apo t’i bëjnë të ndihen në siklet personat.