Edhe Universiteti i Elbasanit miraton rritjen e pagave për pedagogët

20

Pas rritjes së pagave që bënë universitetet në kryeqytet, tashmë edhe universitetet e rretheve po e realizojnë këtë rritje për personelin akademik.

Ministria e Arsimit dhe Sportit bëri të ditur sot se Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan, me anë të një vendimi të ditës së sotme të bordit të administrimit, ka miratuar rritjen e pagave të personelit akademik për secilin pozicion pune, në kufirin maksimal.

Me këtë vendim, pagat e pedagogëve dhe stafit tjetër akademik, pësojnë një rritje në masën 15 %”. 7 % është rritja e premtuar nga qeveria dhe 8 % është rritje që mbështetet nga vetë universiteti.

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 5 tetor, për rritje të pagës me 7 % nga buxheti i shtetit dhe 8 % nga universitetet, Universiteti i Tiranës mori vendimin për rritjen e pagave për stafin akademik pas Universitetit të Mjekësisë.