Edhe Wikipedia njeh gjuhen shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

91

Wikipedia nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare gjatë ditës së djeshme në Maqedoni.

Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është votimi i  Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve , për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike.

Gjuha shqipe në Maqedoni deri tani, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj.