Edor Kabashi fiton Çmimin Ndërkombëtar për Mjekësinë

256

20150604142650764646

Edor Kabashi, PhD, është fitues i Çmimit Ndërkombëtar “Paulo Gontijo” për Mjekësinë 2016 me punimin e tij shkencor, të përzgjedhur ndër 15 studime, duke shënuar një arritje të madhe në zhvillimin e trajtimeve të reja për Sklerozën Amiotrofike Laterale (ALS).

Çmimi është një iniciativë e Institutit “Paulo Gontijo” për të nxitur hulumtuesit e rinj në mbarë botën.

Ky çmim i shtohet vargut të gjatë të çmimeve të fituara nga kërkuesi i talentuar dhe i palodhur shqiptar, Dr. Edor Kabashi (2009 dhe 2011 Brain Star Awards, CIHR Institute of Neuroscience, Canada, 2008 “Grand Prix d’Excellence”, Jornees Genetiques, RGMA, Quebec City).

Vjet në qershor, Dr. Kabashi fitoi çmimin ENCALS Young Investigator 2015, çmim që jepet për kërkime të spikatura për të njohur dhe nderuar shkencëtarët e rinj më të mirë në fushën e kërkimeve për kurimin e ALS-së.

Burimi:DurresLajm