Edukimi financiar futet si lëndë me zgjedhje në shkollat e mesme në Shqipëri

39

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Banka e Shqipërisë ftoi nxënësit e shkollave të mesme të zgjedhin edukimin financiar si pjesë të formimit të tyre sikundër apeloi mësuesit t’i mbështesin në këtë zgjedhje.

Tekstet mësimore për nxënësit dhe libri me ushtrime për mësuesin e lëndës ofrohen dhe shpërndahen falas nga Banka e Shqipërisë për të gjitha shkollat e mesme që zgjedhin ta zhvillojnë atë.

Nga viti shkollor 2011-2012, Banka e Shqipërisë mbështet përhapjen e kulturës financiare në shoqërinë shqiptare edhe përmes modulit me zgjedhje të lirë “Financat personale në duart tuaja”.

Lënda e edukimit financiar, pjesë e kurrikulës mësimore të shkollave të mesme, i njeh nxënësit me botën e financave personale, për t’i informuar dhe për të formuar tek ta aftësitë e nevojshme për të administruar në mënyrë sa më fitimprurëse paratë.

Programi lëndor zhvillohet në 36 orë mësimore dhe mund të zgjidhet nga nxënësit në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme.