Efektet pozitive nga prania e luleve në tavolinën e punës

322

Futja e natyrës në zyrë është njëra ndër mënyrat më të mira që të zvogëlohet stresi, të përmirësohet humori dhe efikasiteti i punës dhe të ngrihet niveli i energjisë dhe i rezistencës ndaj sëmundjeve.

Në hulumtimin të cilin e ka bërë ekipi profesoreshës Margaret Barçet të Universitetit Teknologjik të Sidnejit, është zbuluar që lulet e dhomës mund të ulin nivelin e toksinës në ajër madje për 20 për qind, ndërkaq hulumtimet e tjera shtojnë që mund të zvogëlojnë lodhjen, kollën, inflamacionin e fytit dhe simptomat e ftohjes për më shumë se 30 për qind dhe mungesën e shpeshtë nga puna për 60 për qind.

Në të vërtetë, ajri në lokalet e mbyllura është 5 – 10 për qind më i ndotur se ai i jashtmi. Te personat të cilët kryesisht qëndrojnë në hapësira të mbyllura mund të shfaqen probleme shëndetësore si p.sh.: kolla, vështirësi me frymëmarrjen, astma dhe problemet e tjera me sistemin e frymëmarrjes, si edhe problemet me sistemin kardiovaskular (siç është qarkullimi i dobët i gjakut).

Disa shkencëtarë konstatojnë që për pastrimin, pasurimin e ajrit dhe mbajtjen e nivelit optimal të lagështisë në hapësirë nuk kanë rol vetëm lulet, por edhe mikroorganizmat të cilët jetojnë në rrënjët e tyre, në humus dhe në dheun në të cilin janë mbjellë.

Kushdo që të jetë meritor, me ujitje të rregullt dhe falë simbiozës së mrekullueshme, në mënyrë vendimtare jua përmirësojnë cilësinë e jetës.

Si duket, përparësia kryesore e luleve të dhomës ndoshta nuk është në furnizimin me oksigjen, por në eliminimin e dyoksid karbonit, sepse hulumtime të shumta tregojnë që efikasiteti punues bie duke u rritur niveli i dyoksid karbonit (kjo shpesh ndodh në lokale e mbyllura në të cilat qëndrojnë shumë njerëz).

Sipas prof. Barçetit, saksia më e zakonshme në afatin prej 24 orësh mund të eliminojë 75 për qind të grimcave të cilat ndotin ajrin e qytetit.