“Eko Mendje” pastron lumin Buna duke hequr 6 ton mbetje

280

“Eko Mendje”, një organizatë jofitimprurëse, me qëllime ambjentaliste dhe sociale, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e lumit Buna nga mbetjet urbane.

Aktivistë e “Eko Mendje” përshkuan një gjatësi prej 5.7 km të lumit Buna, ku përveç sipërfaqes tokësore të bregut pastruan dhe sipërfaqen ujore të lumit.

Nga ky aksion, falë punës shembullore të aktivistëve, u hoqen gjithësej 6 ton mbetje.