Ekologjike, në të ardhmen do kemi bateri prej letre

291

Në të kaluarën janë regjistruar disa përpjekje për të realizuar një bateri ekologjike, duke nisur nga materiale bio si letra.

Por kërkuesit janë përballur gjithnjë me vështirësitë e prodhimit dhe me një kapacitet karikimi që nuk ishte i mjaftueshëm. Pastaj mbetej gjithnjë një pyetje: po këto bateri, prej letre miqësore për mjedisin, a dekompozohen vërtet?

Kufijtë duket se tashmë janë kapërcyer nga një ekip kërkuesish në SHBA, të cilët kanë realizuar baterinë e së ardhmes – prej letre dhe eko të qëndrueshme. Studimi është publikuar në Advanced Sustainable Systems, dhe është koordinuar nga State University i Nju Jorkut dhe Universiteti i Binghamton.

Biobateria bazohet në një hibrid prej letre dhe polimere të projektuara, që garantojnë dekompozimin e baterive. Kërkuesit verifikuan që bateria degradohej në ujë dhe procesi nuk kërkonte kushte të veçanta dhe as ndërhyrjen e mikroorganizmave të tjerë. Struktura prej letre dhe polimere është e lehtë, low cost dhe fleksibël.

Burimi: Revista Monitor