Ekonomia ecuri pozitive, të ardhurat 48.5 miliardë lekë më të larta

4

Ekonomia po vijon ecurinë pozitive.

Të ardhurat totale për 8-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 425 miliardë lekë, ose 102.5 % e planit të të njëjtës periudhë.

Krahasuar me një vit më parë, shtoi ai, të ardhurat janë rritur me 48.5 miliardë lekë, ose 12.9 % më shumë.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, gjatë periudhës janar-gusht arritën 377.4 miliardë lekë, nga 406.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për periudhën.