Eksperiment, shikimi mund të rikthehet

180

Për herë të parë në histori të njerëzimit, shkencëtarët kanë arritur t’ua rikthejnë shikimin minjve të verbëruar duke i shëruar qelizat në retinën e syve.

Nëse ky trajtimi i ri që është zhvilluar rezulton i suksesshëm edhe të njerëzit, atëherë shumica e njerëzve do të mund ta rifitojnë shikimin e tyre.

Këtë gjë shkencëtarët e Institutit Nacional të Shëndetësisë e kanë arritur duke e përdorur një injeksion gjenetik për t’i riprogramuar neuronet e mirëmbajtjes në struktura të cilat e pranojnë dritën në sy.