Ekspertë nga vendi me sigurinë e dytë ushqimore më të mirë në botë do vijnë në Shqipëri

97

Ekspertë nga Irlanda, që është vendi me sigurinë e dytë ushqimore më të mirë në Botë, do të bëjnë ekspertizën e mallrave ushqimorë në vendit tonë.

Shumë shpejt në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit do të instalohet një grup specialistësh nga Irlanda bashkë me pajisjet moderne.

Ata do të sondojnë të gjitha ushqimet në vend duke nisur në ferma, fabrika dhe tregje.