Ekspertët e Oxford: Vaksina e Covid-19 mund të jetë gati këtë shtator

113

Një vaksinë për COVID-19 mund të jetë e gatshme që në Shtator, sipas ekspertëve nga Universiteti i Oksfordit. Sarah Gilbert është një profesore e vaksinologjisë dhe thotë se ajo është “80% e sigurt” se një vaksinë COVID-19 që po zhvillohet nga ekipi i saj do të funksionojë.

Gilbert ka thënë që testet njerëzore janë vendosur të realizohen brenda dy javëve të ardhshme, dhe se ajo ka punuar shtatë ditë në javë për të përftuar një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo tha për The Times: “Unë mendoj se ka një shans të lartë që ajo të funksionojë bazuar në gjëra të tjera që kemi bërë me këtë lloj vaksine. “Nuk është thjesht një ide dhe ndërsa çdo javë kalon ne kemi më shumë të dhëna për të parë. Unë jam e sigurt 80%, kjo është pikëpamja ime personale”.