Ekspertët e shëndetësisë: Ja ushqimet që forcojnë imunitetin në këtë periudhë pandemie

66

Imuniteti ynë është aleat në luftën ndaj virusit COVID-19.

Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë dietën ushqimore mesdhetare si mënyrën më të mirë për të forcuar imunitetin gjatë kësaj periudhe pandemie.

Sipas tyre, mënyra me e mirë për të forcuar imunitetin do të ishte marrja e një diete ushqimore me sa më tepër vitamin ku duhet të mbizotërojë vitamina c. Dieta mesdhetare është dieta më e pasur me nutrient makro edhe mikro-nutrientë. Përmes tyre merren proteina, edhe fibrat e nevojshme edhe yndyrnat e mira omega 3 por njëkohësisht merret edhe maksimumi i kripërave minerale.

Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë që në totalin ditor të ushqimit, duhet të konsumohet të 5 ngjyrat e fruta-perimeve.

“Sugjerimi për totalin ditor është që ne të konsumojmë të 5 gjyrat e fruta-perimeve. Kjo do të thotë që të kemi patjetër një ngjyrë të verdhë, një banana ose limon, duhet të kemi ngjyrën portokalli, të kemi ngjyrën e kuqe domaten, speci dhe duhet thënë që speci i kuq, speci gogozhare ka vitaminën më të lartë se portokalli limoni. Duhet të konsumojmë shumë perime me ngjyrë jeshile përmendin këtu perimet me gjethe, spinaqi, brokolin, fruta të ndryshme si kivi, speci jeshil. Të gjitha këto që kanë shumë vitamina dhe minerale. Ndërkohë që duhet të kemi ngjyrën blu në të cilën mund të përmendin patëllxhanin ose boronicën. Konsumimi i  këtyre pesë ngyrave përfaqëson të pesta klasat e anti-oksidantëve dhe anti oksidantët do të na ndihmojnë në këtë moment për të luftuar stresin”, rekomandojnë ata.

Edhe mjeket e huaj krahas respektimit të rregullave për të mos u infektuar nga COVID, ata kanë rekomanduar që arma më e mirë kundër këtij virusi mbetet forcimi i sistemit imunitar.