Ekspertët: Gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes për një ditë produktive

224

“Nëse e filloni ditën me kaos, kështu do të vijojë dhe pjesa tjetër e ditës”, thotë Peggy Duncan, ekspert i produktivitetit personal. Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.

Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme

Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. “Kjo do të thotë që të përqendroheni te gjërat më të rëndësishme, në mënyrë që puna të bëhet” – thotë Ellen Faye, ekspert i produktivitetit. Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më eficiente. Krijoni një ide të objektivave më urgjente të ditës…

Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme

Zgjidhini veshjet, përgatiteni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë.

Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë

Leximi i emal-it ndërkohë që lani dhëmbët dhe kontrollimi i fëmijëve nëse janë duke u veshur është një realitet për shumë persona. Por kjo nuk është efikase. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.

Merrni pak kohë për veten

Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Në këtë mënyrë ju nuk do të ndiheni i zemëruar. Ju keni nevojë për atë kohë për veten për të mbledhur dhe për të ruajtur energjinë tuaj.