Ekspertët: Këto janë 7 cilësitë që punëdhënësit kërkojnë te punonjësit e tyre

127

Çdo punëdhënës kërkon përvoja dhe aftësi të ndryshme nga punonjësit e tij. Ndërkohë që përvoja juaj profesionale është e rëndësishme, personaliteti juaj “do të ndikojë te fakti nëse ju e fitoni vendin e punës që dëshironi” – thotë BrianTracy, autor i “Earn What You’re Really Worth: Maximize Your Income at Any Time in Any Market”.

Tracy dhe ekspertë të tjerë thonë se drejtuesit në cilindo sektor kërkojnë nga punonjësit e tyre këto shtatë cilësi…

Elasticitet

Marc Cenedella, CEO i Ladders, shprehet se elasticiteti ndan ata që ecin përpara në karrierën e tyre nga ata që qëndrojnë në vend numëro”.
“Drejtuesit kërkojnë punonjës të cilët arrijnë objektivat e tyre nëpërmjet sfidave të vështira, të ringrihen kur gjërat shkojnë keq dhe përmbushin me sukses projektet e tyre” – thekson Venedella për Business Insider. Judge Graham, sipërmarrës dhe ekspert karriere bie dakord me mendimin që të jesh elasticiteti në momente të vështira është shumë i rendësishëm.
“Ju nuk mund të lejoni që stresi të ndikojë tek ecuria dhe qëndrimi i tyre pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë situata” – thotë Graham.

Aftësi në menaxhimin e kohës

Nuk ka të bëjë me të punuarit 12 orë në zyrë. Drejtuesit befasohen më shumë nga punonjësit që mund të bëjnë shumë në një kohë më të vogël. Tracy thotë se pjesa më e madhe e produktivitetit përcaktohet nga aftësia e menaxhimit të kohës – aftësia juaj në planifikimin, organizimin, përcaktimin e prioriteteve, zgjidhjen e problemeve dhe përfundimin e punës.
“Koha është e çmuar, kjo do të thotë që një punonjës duhet të vlerësojë kohë e nevojshme për t’u përballur me projekte të ndryshme në mënyrë efikase” – nënvizon Graham.

Guxim

Një tjetër karakteristikë që dallon sipërmarrësit është të mos i frikësohen dështimit, “edhe kur ka shumë paqartësi dhe mundësi për të dështuar”, thotë Tracy. CEO dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është një ndër sipërmarrësit e suksesshëm që përkrahin idenë e pranimit të dështimit. “Që të krijoni diçka të re, ju duhet të eksperimentoni dhe nëse e dini që më parë që kjo gjë do të funksionojë, ky nuk është një eksperiment. Shumica e kompanive të mëdha përqafojnë idenë e krijimit, por nuk janë të gatshme të përballen me dështimin e nevojshëm për t’ia dalë mbanë në fund”.

Fokusim

Edhe nëse e dini se si të organizoni ditën tuaj falë zotësisë së menaxhimit të kohës, aftësia për t’u përqendruar apo përjetimi i “fluksit”, mund të jetë më i vështirë për t’u arritur.
Disa thonë se fokusimi është karakteristika që dallon sipërmarrësit nga njerëzit e tjerë inteligjentë. Edhe përqendrimi te klienti është një cilësi e rëndësishme. “Ju duhet të keni një vëmendje të vazhdueshme për të bërë gjithnjë atë që është më e mira për klientin”, shprehet Graham.

Ndershmëri

“Kjo është ndoshta cilësia më e rëndësishme për suksesin në afat të gjatë në jetë dhe në punë” – nënvizon Tracy. Të qenët i ndershëm me të tjerët dhe veten do t’i tregojë punëdhënësit tuaj që jeni besnikë.

Besueshmëri

“Punonjësit duhet të mbajnë përgjegjësi për të përfunduar detyrat që thonë se do t’i kryejnë, në kohë jo vetëm për pjesëtarët e grupit, por edhe për klientin”, thotë Graham
Askush nuk do të punësojë dikë që nuk bën atë që premton. Kjo është arsyeja se pse shumë drejtues këshillojnë punonjësit që i mbajnë premtimet e tyre. “Nëse mendoj se dikush do të bëj diçka dhe më pas kuptoj se nuk e ka kryer, kjo gjë është shumë frustruese për mua”, ka thënë Alexandra Wilkis Wilson, CEO i Glamsquad për ‘New York Times’ në vitin 2015.

Përshtatje

Ju pëlqen ose jo, puna në grup është çelësi i suksesit në kompani, dhe nëse nuk arrini të demonstroni që mund të punoni mirë me të tjerët, ky është një problem. “Punëdhënësit kërkojnë njerëz që mund t’i bashkohen skuadrës së punës dhe të jenë pjesë e familjes së punës”, thotë Tracy.
Ndërkohë që nuk dëshironi të dukeni fals, ka disa mënyra që njerëzit t’ju pëlqejnë. Përpiquni të qeshni më shumë dhe t’u kërkoni kolegëve tuaj të flasin për veten.

*Rachel Premack
Burimi: Business Insider