Ekspertët: Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit?

16

Sipas studiuesve koha që kalojnë fëmijët përpara ekraneve të smartfonëve, kompjuterave, televizorëve apo pajisjesh të tjera me ekran mund t’i mësojë fëmijët me një jetë sedentare duke shtuar rreziqet që ata të kalojnë në mbipeshë, apo të bëhen madje obezë.

Për këtë arsye Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) kërkon bashkë me organizata të tjera prej prindërve që të kufizojnë kohën e qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranëve.

AHA rekomandon që fëmijëve t’u lejohet të kalojnë vetëm një deri në dy orë në ditë dhe jo më shumë para ekranëve. Shumëkush vëren se adoleshentët nuk kalojnë më shumë kohë para televizorit. Por përdorimi i smartfonëve dhe pajisjeve të tjera elektronike me ekran është shtuar së tepërmi.

Edhe pse ende nuk është ende e qartë se si koha që kalojnë fëmijët para ekranëve ndikon ndaj mbipeshës, studimet tregojnë se ekrani ndikon ndaj sjelljes së fëmijëve për shkak se ata “humbasin mendjen” dhe sensin e urisë apo të ngopjes kur janë përpara ekranëve.