Ekspertët: Ushqimet që të duhen për një mendje të mprehtë pa stres

56

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhet të hani që të keni një mendje të mprehtë e ta mbroni trurin.

Lakrat E Egra

Lakrat e egra si pazia, laboti etj,  janë të pasura me vitaminë K dhe magnez. Mungesa e këtij minerali ul nivelet e serotoninës, një transmetues nervor që përmirëson humorin. Një racion me lakra të egra të gatuara plotëson 35 përqind të nevojës ditore për magnez.

Mishi I Gjelit Të Detit

Ky mish, peshku ton dhe mishi i pulës janë të pasura me amino acide. Këto të fundit ju bëjnë më mendjemprehtë dhe më të përqendruar. Në momentet që duhet të jeni të përqendruar dhe mendjekthjellët, atëherë hani mishin e gjelit të detit.

Arrat

Arrat janë të pasura me amino acide, mungesa e të cilëve shkakton depresion. Këto amino acide gjenden edhe tek peshqit dhe sipas studimeve njerëzit që nuk hanë shumë peshq janë më të rrezikuar nga depresioni.

Kokoshkat Pa Yndyrë

Kokoshkat konsiderohen një karbohidrat kompleks me një nivel të ulët glicemie dhe që ruan nivelet e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin. Në momentin që kokoshkat përzihen me yndyrë, sheqer apo kripë, përfitimet e kokoshkave nuk vlejnë më.

Gjiza

Gjiza përmban triptofan dhe amino acide që përmirësojnë nivelet e serotoninës. Mungesa e serotoninës e vështirëson përballjen e trurit me stresin.

Bananet

Bananet janë të pasura me magnez, kalium dhe vitaminë B6. Kaliumi i bën mirë zemrës, veshkave, muskujve dhe sistemit tretës.

Kosi

Trupi është i mbushur me baktere. Probiotikët janë substanca që gjenden tek kosi i shtëpisë të cilët kultivojnë bakteret e shëndetshme në sistemin tretës.

Bakteri lactobacillus në veçanti është shumë i dobishëm për organizmin. Ngrënia e kosit rekomandohet kundër ankthit dhe nervozizmit.