Ekspertja e Harvardit tregon vitaminën më të mirë për trurin

7

Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave. Aktualisht, ka 13 vitamina thelbësore.

Nga këto, duhet t’i jepet përparësi vitaminave të grupit B, të cilat ndihmojnë në ndalimin ose ngadalësimin e plakjes së trurit, siç deklaron Uma Naidoo, në një intervistë për BBC.

Gjëja e parë që duhet të dimë është se nuk ka një vitaminë të vetme B, por 8 lloje (kobalaminë, acid folik, piridoksinë, acid pantotenik, niacinë, riboflavin, tiaminë dhe biotinë).

Edhe pse këto vitamina mund të merren edhe me suplemente ushqimore, është e nevojshme të theksohet se konsumimi i tyre nëpërmjet ushqimit lidhet me një rrezik më të ulët të vdekjes.