Ekspertja e sjelljes: 20 këshillat e detyrueshme që çdo prind duhet t’i japë fëmijës

132

Janë të rriturit në përgjithësi dhe prindërit në veçanti ata që duhet t`i mësojnë fëmijës rregullat e mirësjelljes. Një eksperte e sjelljes, Myka Meier u vjen në ndihmë atyre prindërve që nuk dinë nga t`ia fillojnë. Më poshtë janë 20 këshilla.

Që të jesh i sjellshëm duhet të tregosh gjithmonë respekt për këdo që takon.

Përdor “Të lutem”, “Më fal”, “Faleminderit” dhe “Më fal” çdo ditë.

Mëso t`i vendosësh në vendin e duhur pirunin, thikën dhe lugën kur shtron tavolinën.

Mëso të përdorësh siç duhet pecetën për të fshirë buzët kur ha.

Përtyp me gojën mbyllur.

Kurrë mos i vendos bërrylat mbi tavolinë, kurrë!

Kurrë mos e ndërprit një të rritur kur është duke folur me dikë tjetër.

Kurrë mos e komento pamjen e dikujt, veçse në rastet kur ke diçka të mirë për të thënë.

Mëso se si duhen bërë komplimentat.

Mëso si të shkruash një letër falenderimi.

Gjithmonë duhet ta ndhmosh dikë që ka nevojë, sidomos nëse është më pak i aftë se ty.

Mëso të prezantosh veten, por edhe të tjerët, ashtu siç duhet.

Ji i kujdesshëm me veprimet që bën.

Kurrë mos i thërrit në emër një të rritur, vetëm nëse të thotë mami ose mami ta bësh këtë.

Gjithmonë trokit nëpër dyer.

Përgjigju me edukatë kur hap telefonin.

Shikoji në sy njerëzit kur flet me ta.

Por herë pas herë largoje shikimin, se ndryshe i vë në siklet.

Mbuloje gjithmonë dorën kur tështin ose kollitesh.

Kur shikon një shok që rri vetëm, ftoje gjithmonë në grupin tënd.