Ekspertja e Universitetit të Harvardit: Kjo është vitamina më të mirë për trurin

78

Vitaminat janë të nevojshme për funksionimin, rritjen dhe zhvillimin normal të qelizave.  Natyrisht, ato gjenden në ushqim, ndaj këshillohet të zgjedhim mirë mënyrën e të ushqyerit. Autorja e librit “This is your brain on food”, Dr. Uma Naidoo, e Universitetit të Harvardit, ka siguruar në një intervistë për BBC se vitamina më e mirë për trurin është vitamina B, sepse ajo është çelësi për të mbajtur trurin tonë të ri dhe të shëndetshëm.

“Ka 8 lloje të vitaminave B. Një nga të preferuarat e mia dhe për të cilën flas gjatë gjithë kohës, është vitamina B-9, e cila është acid folik”, thotë mjekja, e cila argumenton se vitaminat B janë të mira edhe për organe të tjera përveç trurit, por që të gjitha kanë “ndonjë element” që e ndihmon atë.

Vitaminat B ndihmojnë trupin të marrë energji nga ushqimi që hamë. Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe kontribuojnë në funksionin e mirë të imunitetit, si dhe mbështesin procese të tjera të rëndësishme në trup. Ato janë të tretshme në ujë, kështu që mund të humbasin në ujin e gatimit dhe, nëse merren me tepricë, eliminohen me anë të urinimit. Vitaminat B mund të merren nga peshku, pula, viçi, vezët dhe produktet e qumështit. Edhe perimet me gjethe jeshile apo fasulet kanë gjithashtu këto lloj vitaminash.