Eksportet bujqësore rritje edhe për katërmujorin

2

Eksportet e bujqësisë shqiptare, pasi kapën shifrën historike të rritjes, por edhe realizimin e objektivit ambicioz të qeverisë për gjysmë miliardë dollarë eksporte, vijojnë trendin rritës edhe në këto muaj të parë të vitit.

Statistikat zyrtare tregojnë se në katër muajt e parë të këtij viti, eksportet bujqësore u rritën me 5.3% në sasi dhe 12,1% në vlerë.

Në totalin e eksporteve bujqësore kryeson grupi i perimeve të freskëta të serrave, ku Shqipëria është e avatazhuar nga prodhimi më i hershëm për shkak të klimës së ngrohtë dhe vendi ynë është një nga eksportuesit më të mëdhenj të domates në Europë.

Ndër produktet kryesore të eksportuara janë gjithashtu; kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi, drufrutorëve ku kryeson molla etj, për të vijuar me bimët mjekësore dhe prodhimet e agropërpunimit,ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, ka shtuar subvencionet përmes Skemës Kombëtar ku pwrmes naftës pa taksa, ka mbështetur fermerët për uljen e kostove dhe rritjen e prodhimit.

Trendi në rritje i eksportit të perimeve tregon që zbatimi i standardeve të larta të prodhimit dhe përpunimit të produkteve nuk duhet të konsiderohet më si një dëshirë apo një detyrë fakultative për prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë, por një detyrë primare zbatimi i së cilës ka lidhje të drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, me kërkesën e konsumatorëve dhe të klientëve potencialë, me ruajtjen dhe forcimin e pozitave në tregjet e eksportit.

Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet me bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone.

Gjeografia e eksporteve bujqësore shqiptare është shtrirë në 78 shtete të botës.
Duke iu referuar statistikave, ministrja Krifca theksoi se, “eksportet bujqësore shqiptare, kanë përshpejtuar trendin e rritjes në sasi dhe në vlerë, duke shënuar rekord për prodhimin shqiptar.

/ata.gov.al