Eksportet bujqësore rritje me 10.6 milionë dollarë në janar

3

Eksportet bujqësore shënuan rritje me 10% në janarin e këtij viti, krahasuar me janarin e 2023-shit.

Eksporti i produkteve bujqësore “Made in Albania” vijon të njohë rritje të qëndrueshme krahasuar me vitin 2023. Në janar të këtij janë eksportuar 10% më shumë produkte shqiptare bujqësore se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Ekspozimi i lartë i Shqipërisë si destinacion atraktiv turistik po jep efektet pozitive edhe në promovimin e vlerave dhe cilësisë së produkteve bujqësore “Made in Albania”.

Kërkesa për produkte ushqimore shqiptare ka shënuar një rritje prej 10.6 milionë dollarë krahasuar me një vit më parë.

/ata.gov.al