Eksportet bujqësore, rritje me 12.5 % gjatë 10-mujorit

5

Eksportet bujqësore shënuan rritje në vlerë me 12.5 %, gjatë 10-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

Eksportet bujqësore vijojnë rritjen edhe gjatë 10-mujorit 2023, ku shënohet vlera 46.3 miliardë lekë eksporte, nga 41.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë.

/ata.gov.al