Eksportet bujqësore rritje me 14.2 %, gjatë 9-mujorit

2

Eksportet bujqësore shënuan rritje me 14.2 %, gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë periudhës janar-shtator 2023, referuar Raportit të tregtisë së jashtme nga INSTAT. Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtare ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.

/ata.gov.al