Eksportet bujqësore shkojnë në 26,450 milionë lekë

12

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, veçanërisht frutat dhe perimet gjithnjë e më tepër po i drejtohen tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë 7 muajve të pare të këtij viti eksportet e produkteve bujqësore shënuan rritje me më shumë se 18 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) raporton se eksportet e produkteve bujqësore llogariten 26,450 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të vitit 2020 eksportet e produkteve bujqësore ishin 22,422 milionë lekë.

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot punohen 250 mijë ha tokë.

Eksportet bujqësore, në total janë rritur nga rreth 100 milionë dollarë në fund të vitit 2014 në 400 milionë dollarë në fund të vitit 2020, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.