Eksportet e fruta-perimeve, ja produktet “Made in Albania” më të kërkuarat në Evropë

20

Pavarësisht pandemisë së Covid 19 eksportet e produkteve bujqësore shqiptare dhe sidomos fruta-perimeve vijojnë të kenë rritje dyshifrore.

Referuar të dhënave zyrtare gjatë 9-mujorit të këtij viti, eksporti i fruta-perimeve është rritur me 18% në sasi dhe 17% në vlerë.

Produktet bujqësore më të eksportuara gjatë këtij 9 mujori nga Shqipëria drejt vendeve të Europës janë pjepër e shalqi, domate, kastraveca, speca dhe zarzavate të tjera. Për investimet në pikat e grumbullimit nga viti 2013 e deri më sot janë 123 përfitues të fondeve qeveritare apo europiane me një shumë totale 20.8 milionë euro.