Eksportet e mallrave “Made in Albania”, shifra rekord në janar

18

Eksportet e mallrave janë pothuajse dyfishuar në muajin janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2021.

INSTAT publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për muajin janar, sipas të cilit eksportet arritën vlerën 35 miliardë lekë në muajin janar, duke u rritur me 47,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,7 %, në krahasim me muajin dhjetor të 2021-shit.