Eksportet e mallrave në 2022-shin, rritje me me 32%

1

Eksportet e mallrave përgjatë vitit 2022, arritën vlerën 487 miliardë lekë, duke u rritur me 32%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur me 18.7%, krahasuar me një vit më parë.

Referuar statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), defiçiti tregtar arriti vlerën 464 miliardë lekë, duke u rritur me 7.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 10.3 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 6.9 pikë përqindje, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.2 pikë përqindje.

Në rritjen vjetore me 18.7 % të importeve ndikimin kryesor e dhanë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8.3 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 3.2 pikë përqindje dhe “ushqime, pije, duhan” me 2.4 pikë përqindje.

Në 2022-shin, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (35,1 %), Kosovë (0,2 %) dhe Gjermani (58,6 %). Vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Spanja (0,9 %)

Ndërsa, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (5,9 %), Turqia (33,1 %) dhe Kina (18,8 %). Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (10,3 %), Rusia (27,3 %) dhe Austria (1,1 %).

/ata.gov.a