Eksportet e perimeve “Made in Albania” shënuan rritje me 5.5%

16

Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, veçanërisht frutat dhe perimet gjithnjë e më tepër po i drejtohen tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë 7 –mujorit të këtij viti eksportet e perimeve shënuan rritje me 5.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bëri të ditur se eksporti i perimeve llogaritet 5,833 milionë lekë gjatë periudhës janar-korrik, nga 5,531 milionë lekë që ishte në 2020-ën.

Shqipëria ka rreth 1700 hektarë serra dhe tunele plastike për prodhimin e produkteve bujqësore.

Sektori i bujqësisë është ndër sektorët me kontributin më të madh në Prodhimin e Brendshëm Bruto, rreth 20 %. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot punohen 250 mijë ha tokë.

Eksportet bujqësore, në total janë rritur nga rreth 100 milionë dollarë në fund të vitit 2014 në 400 milionë dollarë në fund të vitit 2020, ndërsa parashikohet të shkojnë në mbi 1 miliard në katër vitet e ardhshme.