Eksportet “Made in Albania” arritën vlerën 25 miliardë lekë në shtator

3

Në shtator të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën 25 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 1,2%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 30,1%, në krahasim me muajin gusht.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi tregtinë e jashtme, sipas të cilit ndikimin më të madh në rritjen vjetore të eksporteve prej 1,2%, e dhanë grupet “makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 3,5%, “materiale ndërtimi dhe metale” me 3% dhe “ushqim, pije, duhan” me 0,9%.

Edhe importet e mallrave gjatë muajit shtator shënuan rritje me 0.3% në krahasim me një vit më parë dhe 8,6 %, në krahasim me gushtin e këtij viti.

Referuar të dhënave importet arritën 52 miliardë lekë.