Eksporti i fruta-perimeve u rrit me 16.4% në qershor, ja produktet më të preferuara shqiptare jashtë kufijve

21

Eksportet bujqësore po vijojnë trendin e rritjes progresive, kryesisht drejt tregjeve europiane e më gjerë.

Eksporti i fruta-perimeve, për muajin qershor 2020, u rrit me 16.4% krahasuar të njëjtën periudhë një vit më parë, bëjnë të ditur statistikat zyrtare, të publikuar sot nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Shifrat e muajit qershor 2020 janë vërtet impresionuese, shprehet ministri.

Në prodhimin e përgjithshëm bujqësor, 4 kategoritë kryesore me rritjen më të madhe të eksporteve për muajin qershor 2020, krahasuar me qershorin 2019 janë: Kajsitë, qershitë, pjeshkat, nektarinat, kumbullat, eksporti i të cilave u rrit me 179.4 % krahasuar me qershorin 2019.

Eksporti i patates u rrit me 296.0% gjatë këtij muaji dhe kastravecat e zakonshëm dhe ato të vegjël u rritën me 358.5%.

Eksporti i lakrës, lulelakrës, rrepës së bardhë dhe produkteve të tjera u rritën e 147,1%.  Në total eksportet bujqësore për muajin qershor 2020 shënuan rritjen prej 16.4% ose në sasinë e 30 769 tonëve, bëjnë të ditur statistikat e Ministrisë së Bujqësisë.