Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar, ‘Unë jam shqiptar’, çelet në Kosovë

169

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës çelën ekspozitën “Unë jam shqiptar”, ku përfshihen materiale fotografike mbi diasporën shqiptare. Kjo ekspozitë udhëtoi drejt Muzeut të Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor ndërmjet dy shteteve në festimet e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si ngjarjet më madhore të kombit shqiptar.