Ekspozita “Histori të vitit ‘89, novela grafike”, në 110-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Rumaninë

0

Në kuadër të 110-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të pandërprera midis Rumanisë dhe Shqipërisë, Qendra Rumune e Informimit në Korçë, në bashkëpunim me Muzeun e Historisë Brashov, Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri dhe Konsullatën Honorifike të Historisë në Korçë çeli ekspozitën “Histori të vitit ‘89, novela grafike”.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, ishte i pranishëm ambasadori rumun Octavian Serban, kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, artdashës e personalitete të tjera.

Novela grafike është konsideruar si një art i ri përmes të cilit është sjellë një moment i rëndësishëm historik, sic është rënia e regjimit komunist në Rumani. Sipas kuratorit, kjo ekpozitë përmban punime të cilat e rrëfejnë ngjarjen nga sytë e artistëve dhe jo sipas versionit zyrtar. Megjithëse ngjarjet kanë ndodhur në vitin 1989, ka ende arkiva të mbyllura sa i përket kësaj kthese historike.

Që pas shpalljes së Shtetit Shqiptar, marrëdhëniet me Rumaninë nuk janë ndërprerë kurrë. Edhe gjatë viteve të pushtimit italian, në Korçë ekzitonte një konsullatë mbretërore e Rumanisë.

/ata.gov.al