Ekspozita Ndërkombëtare e Importit në Shangai, Shqipëria përfaqësohet nga katër kompani

109

Shqipëria është pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, që u hap zyrtarisht në Shangai.

Vendi ynë përfaqësohet nga katër kompani: Kantina e Pijeve “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, “Aquila Group”, “Morava” dhe “Natyral ATC”, të cilat promovojnë produktet e tyre përkrah 3600 kompanive nga 172 vende, rajone e organizata ndërkombëtare.

Kjo ekspozitë u hap sot dhe është e para në rang kombëtar dhe synon të ndihmojë vendet e ndryshme të kapin shanset e zhvillimit të Kinës, të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar.