Elbasan: Një tjetër park i ri në qytet, “Lulishtja e Portokalleve”

462

Një tjetër park i ri i është shtuar qytetit të Elbasanit. Bashkia ka përfunduar një tjetër investim në qendër të qytetit, në vendin e quajtur sheshi para pallatit të sportit “Tomorr Sinani”.

Parku i ri do të ketë stola shplodhës, lodra të ndryshme për fëmijët, shatërvani, dhe së fundmi edhe idea e mbjelljes së portokalleve.

Investimi i këtij parku vjen pak kohë pas atij të një tjetër parku të ri tek sheshi “Aqif Pasha”, që u përurua pak kohë më parë.

Burimi: Lexo.al