Elbasan, përfundon rikonstruksioni i shkollës ”Qamil Guranjaku”

546

Nxënësit e shkollës “Qamil Guranjaku” në qytetin e Elbasanit, pas pushimeve të dimrit, i janë rikthyer mësimit në ambiente me kushte optimale, përfshirë sistemin e ngrohjes.

Ka përfunduar në kohë rekord rinkonstruksioni total i shkollës dhe tashmë kjo është një nga godinat më të mira në qytet.

Godina, në të cilën prej vitesh nuk ishte vënë dorë, ishte e përfshirë nga lagështia, ndërkohë që edhe e gjithë pjesa tjetër, përfshirë dyer, dritare dhe tualete, linte për të dëshiruar.

Tashmë në këtë shkollë është instaluar edhe sistemi i ngrohjes, një projekt i cili pritet të përfshijë të gjitha shkollat e Bashkisë Elbasan.

Gjithashtu në process rikonstruksioni janë edhe 9 shkolla në Njësitë Administrative të Bashkisë së Elbasanit.