Elbasan, projekt rikonstruksioni për shkollen “Jorgji Dilo”

292

Viti i ri shkollor 2019-2020 do t’i gjejë nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” në Elbasan me një shkollë krejtësisht të re.

Financimi i përbashkët i bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së Arsimit, do të bëjë të mundur që shkolla të përfundojë gjatë muajve të verës dhe të jetë gati në shtator për nisjen e vitit shkollor.

Përveç rikonstruksionit, shkolla do të shtohet me klasa të reja dhe me ambiente sportive. 

Çatia e ndërtesës do të prishet dhe do të zëvendësohet me çati të re, punimet elektrike dhe hidraulike, mekanike e sanitare po ashtu, do të ndërtohet sistemi i ngrohjes, shtrimi, dyer e dritare do të zëvendësohen; do të rikonceptohet muri rrethues dhe ambientet e jashtme.