Elvana Milo, përvojë 42-vjeçare në mësimdhënie për lëndën e kimisë

3
Me një përvojë 42-vjeçare në mësimdhënie, mësuesja e kimisë Elvana Milo, e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, me përkushtim dhe pasion sjell në klasë metoda praktike që e bëjnë mësimin më konkret dhe të kuptueshëm për nxënësit.
 
Përtej klasës, mësuese Elvana është e palodhur edhe në angazhimin e saj në programin “Toka në shkollë”, duke edukuar të rinjtë për kujdesin ndaj mjedisit.