Elvin Hoxha, një djalosh rreth të 20-tave, me baba nga Shkodra dhe nënën nga Azerbaxhani është prej vitesh “xhevahiri” shqiptar i muzikës botërore.
Elvini që i vogël ka pushtuar skenat botërore me talentin e tij të veçantë.
Por sot ai mund të thuhet se është një nga artistët më të mëdhenj të botës.
Në një konkurs ndërkombëtar që u zhvillua në Shangai të Kinës me më të mirët e më të mirëve, Elvin Hoxha është renditur në 8 muzikantët më të mëdhenj të botës.
Një garë vërtet e vështirë, aspak komerciale dhe e gjitha “hard” që do të thotë se si do ta luajë secili të “tmerrshmin” Paganini me “capriçio-t” e tij.
Elvin Hoxha është vlerësuar si nga publiku ashtu edhe nga juria.
Burimi: Tesheshi.com