Ema Andrea nderohet me një tjetër trofe. Përveç çmimit si aktorja më e mirë e FIAT Festivalit Internacional Alternativ të Teatrove në Sarajevë një muaj më parë, aktorja shqiptare është vlerësuar me çmim special në “Skupifestival 2018”.
Juria vendosi që të ndajë edhe një çmim special për aktoren Ema Andrea, për rolin e Nënës në shfaqjen “Nëna dhe i biri”, produksion i M.A.M Foundation – Tiranë (Shqipëri), me tekst të Jan Fosse, në regji të Dino Mustafiq.
Ky çmim i ndahet për energjinë e veçantë aktoriale dhe elasticitetin interpretues, ku i gjithë arsenali aktoresk (zëri, të folurit, trupi, emocionet) në mënyrë precize është mishëruar me krijimin e rolit kompleks të nënës”, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit.