Emigrantët sollën më shumë para, rritja më e lartë që nga 2010

12

Në tremujorin e tretë të këtij viti prurjet e emigrantëve arritën në 197 milionë euro, me një rritje prej 76 milionë eurosh në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë në raportin “Bilanci i pagesave”, ky është niveli më i lartë i remitancave që nga tremujori i dytë i vitit 2010, kur të ardhurat nga emigrantët shënuan 219 milionë euro, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Italia, Greqia, Gjermania dhe Britania mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto shtete.