Emigranti që u kthye në fermer/ Ngriti serrat me trangull të vogël për eksport

72

Pas shumë vitesh në emigracion, Julian Bogdani u kthye në Shqipëri për t’u bërë fermer.

Juliani i kthyer nga emigrimi, ndërtoi në vendlindjen e tij në Fier, serrat diellore për prodhimin e kastravecit të vogël, mjaft i kërkuar për eksport.

Pasi kishte dëgjuar mbi mbështetjen në bujqësi, ai aplikoi dhe u bë përfitues i subvencioneve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Falë kësaj mbështetje me vullnet dhe mund i ndërton këto serra në një sipërfaqe prej 1 hektar, të cilën e shfrytëzon aktualisht për mbjelljen e kastravecit kornishon, i njohur ndryshe si trangulli i vogël, tepër i kërkuar në sektorin e përpunimit.

Sot, Juliani arrin të prodhojë 120 tonë kastraveca në sezon, të destinuar për eksport. Falë mbështetjes së këtij investimi, rreth 22 persona kanë tanimë edhe një vend pune.