Emina para studentëve të Michiganit

81

Është shumë aktive në mediat sociale duke dhënë detaje nga jeta e përditshme, këshilla makijazhi apo edhe duke shprehur hapur shqetësimet e saj. Dhe tashmë ish-modelja Emina Cunmulaj do të ndajë eksperiencën para auditorit të Universitetit në Michigan. Cunmulaj publikoi njoftimin në Insta Story, duke treguar se më 14 prill ajo është ftuar që të flasë para studentëve të universitetit.

Fillimisht përmes një videoje Emina tregoi se ishte shumë e emocionuar, që do të ndante një lajm të gëzuar për të. Në parantezën e publikuar nga përfaqësuesit e universitetit shkruhet se, Emina u ftua për të dhënë leksione bazuar në eksperiencën dhe sfidat që e çuan nga Mali i Zi dhe jeta në fshat, drejt pasarelave më të famshme në botë.

“Fjalimi i saj do të eksplorojë “dashurinë që jap dhe ndaj me ata në nevojë”, potencialin për një jetë më të mirë për shumë njerëz dhe si ta kanalizojmë kapacitetin tonë për ta bërë botën një vend më të mirë”, shkruhet në fund të shkrimit.