Endoskopia e stomakut tani edhe në Spitalin Rajonal të Kukësit

5
Falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Spitalit Rajonal të Kukësit dhe Spitalit të Prizrenit për herë të parë në zonën verilindore të vendit po mundësohen shërbime që deri tani kryheshin vetëm në Tiranë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu informoi se ekzaminimet me endoskopi për stomakun, për të cilin më parë banorët e kësaj zone i drejtoheshin Tiranës, tashmë realizohen në Kukës.
Kjo, sipas saj, “falë aparaturës së re të fjalës së fundit të teknologjisë dhe ekipit të mjekëve të specializuar”.
Manastirliu vlerësoi punën e Prof. Asc. Afrim Avdaj, kirurg në Spitalin e Prizrenit, dr. Mirelda Kraja, gastrohepatologe në Spitalin Rajonal Kukës, si dhe të infermiereve Diturie Shahu, Sadete Iseberi dhe Flora Cengu infermiere instrumentare.
ata.gov.al