Energjia e rinovueshme, Shqipëria ndër 3 vendet e para në Evropë

41

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Europian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme, njoftoi rrjeti i njohur informativ europian, Euronews.

Por, cilat vende po kryesojnë dhe po bëjnë më të mirën për energjinë e rinovueshme?

NORVEGJIA

Që nga vitet 1800 Norvegjia ka përdorur hidrocentralet. Tani, 98% e energjisë së saj prodhohet nga burimet e rinovueshme.

SUEDIA

Suedia është i vetmi vend i BE-së ku më shumë se 50% e energjisë vjen nga burimet e rinovueshme.

SHQIPËRIA

Edhe pse një vend joanëtar i Bashkimit Europian, pozicioni i Shqipërisë në bregdetin adriatik e ka lejuar atë të ketë avantazhe në energjinë e rinovueshme.

Pothuajse 100% e energjisë së prodhuar në Shqipëri vjen nga burimet hidrike. Por, akademikët thonë se vendi përdor vetëm një të tretën e potencialit të saj për energjinë e pastër për shkak se vendndodhja e saj pranë brigjeve të detit siguron pozicionin ideal për të shfrytëzuar energjinë e erës dhe të mënjanojë varësinë nga importet.