Pas polifonisë shqiptare, të regjistruar tashmë si vlerë e trashëgimisë jomateriale e mbrojtur nga UNESCO, është dorëzuar edhe dosja shkencore e projektit “Eposi shqiptar i kreshnikëve në 5 shtete të Ballkanit”, një projekt që përfshin një punë të gjatë të akademikëve nga Kosova dhe Shqipëria, prej 15 vëllimesh. Dosja mbi eposin është vlerësuar me çmimin e Bashkimit Europian “Europa Nostra”, ndërsa tani vendimi për të kaluar pragun në UNESCO i mbetet diplomacisë.
Burimi: top channel