Zyra Kombëtare Erasmus + në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës organizojnë Ditën Kombëtare Informuese për Erasmus +. Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, më 26 tetor 2016, ora 09.00-15.00.
Në këtë takim do të jepet informacion mbi mundësitë që programi Erasmus+ ofron për universitetet dhe studentët shqiptarë, të ndara përkatësisht në:
Mundësitë në Erasmus+ për Universitetet, (ora 9:00-12:30)
1. Projektet për shkëmbimet afatshkurtra për stafet dhe studentët (International Credit Mobility);
2. Projektet “Rritja e kapaciteteve në Arsimin e Lartë” ose ish-projektet Tempus, përfshirë shkëmbimet speciale për stafet dhe studentët (Capacity Building in Higher Education);
3. Projektet Jean Monnet;
Mundësitë në Erasmus+ për Studentët (ora 13:30-15:00)
1. Aplikimin për bursë në programet e shkëmbimit afatshkurtër (International Credit Mobility) dhe Partneritet Erasmus Mundus (EM Partnerships)
2. Aplikimin për bursë në Masterat e Përbashkët EM (Joint Master Degrees).